Knihobot

Leonard Doka Knihy

    Nesër Do Të Vdesësh
    • Nesër Do Të Vdesësh

      Ti je një armike... dhe armiqtë pushkatohen.

      Shpallja e lajmit të mirë dënohej me vdekje. Riona Pitërson Zholi dhe Evelinë Magëllton Hekmani s'kishin ëndërruar asnjëherë aventurën dhe rrezikun që i priste, ndërkohë që ndoqën një shkollë misioni afatshkurtër në Zvicër. Pastaj, ndërsa dy vajzat e reja filluan të kërkonin Perëndinë, nisën të ndienin një barrë për vendin misterioz dhe të izoluar të Shqipërisë—një vend krejt i pazakontë. Gjatë viteve '70, udhëheqësit shqiptarë mburreshin se vendi i tyre ishte i pari vend në botë krejtësisht ateist. E mbyllur pothuajse krejt ndaj botës së jashtme, Shqipëria komuniste nuk donte të kishte asnjë kontakt me të krishterët. Në këtë komb që i kishte mbyllur të krishterët në fuçi dhe i kishte hedhur në det, shpallja e Lajmit të Mirë dënohej me vdekje. Pjesëmarrëse të vullnetshme në planin e Perëndisë, por të pasigurta se si Ai do t'ua hiqte barrën e rëndë, Riona dhe Evelina hodhën hapat e parë të vegjël të besimit. Nëpërmjet një morie ngjarjesh të mbinatyrshme, dy besimtaret e reja u përfshinë në rrezikun dhe intrigën e të qenit agjente të fshehta të Perëndisë, në një vend që e përbuzte haptazi Atë.

      Nesër Do Të Vdesësh